Live

Tesla ul sërish çmimet e makinave

10:18 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla ka ulur sërish çmimet e dy modeleve të saj më të shtrenjta, që është ulja e pestë e çmimit të automjeteve të kompanisë këtë vit.

Në fillim të vitit, kompania njoftoi “rregullime” të rëndësishme të çmimeve për të përballuar më lehtë konkurrencën gjithnjë e më të fortë në tregun e makinave elektrike.

Kësaj radhe zbritja më e madhe i është dhënë modelit X, i cili është nëntë për qind më i lirë, dhe versioni më i fortë i modelit S, i cili është katër për qind më i lirë, transmeton SeeBiz.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kompania ka realizuar një fitim prej 3.7 miliardë dollarësh, që është 59 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...