Live

Lufta në Ukrainë: ‘Pas gjashtë muajsh fshehje’ kapet ushtari rus

16:27 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një ushtar rus i cili prentendon se i është shmangur ushtrisë ukrainase për gjashtë muaj në rajonin e Kharkivit, është kapur, ka njoftuar policia ukrainase.

Ushtari 42-vjeçar ështe ndaluar nga forcat e armatosura ukrainase ndërsa ata po patrullonin në rrethin e Kupianskas, deklaruan nga departamenti rajonal i policisë së Kharkivit.

Kjo pjesë u rikthye nga ushtria ukrainase shtatorin e vitit të kaluar.

Ushtari deklaroi para policisë se ishte i fshehur në ndërtesa të braktisura që atëherë.

Pasi e gjetën të hënën, policia zbuloi se -burri i veshur me rroba civile- ishte ushtar i Brigadës 27-të të Gardës së Veçantë të Motorizuar  të Rusisë dhe ishte banor i rajonit të Moskës.

Ushtari u dërgua në një stacion policor lokal për hetime, tha në  deklaratë policia.

Kupiansk- shtëpia e një kryqëzimi të rëndësishëm hekurudhor- ka dëshmuar luftime të ashpra që nga fillimi i luftës në vitin e kaluar, me Rusinë që ka marrë kontrollin brenda pak ditësh dhe duke pushtuar qytetin për disa muaj.

Megjithëse zona u rimor nga trupat ukrainase shtatorin e kaluar, ajo është  nën kërcënimin e përpjekjeve ruse për ta rikthyer atë edhe një herë.

Shumë banorë u udhëruan të largoheshin nga zona për shkak të “situatës së paqëndruëshme të sigurisë” nga zyrtarët ukrainas ne fillim te marsit.

Të martën, kreu i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubove, tha se qyteti -së bashku më të tjerët ne rajon – ishte nën zjarr nga trupat ruse.

Zona e kontrollit ushtarak rus në Ukrainë

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...