“Lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shtua edhe për tre persona.
Kështu ka njoftuar sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.
Blinken edhe detaje rreth emrave të cilat SHBA-ja i ka futur në “Listën e zezë”.
Ai tha se këta persona i kanë minuar institucionet e BeH-së, kanë penguar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kanë kontribuar në shpërndarjen ndërkombëtare të drogave.
Tre emrat që SHBA-ja i ka renditur në këtë listë janë:
Ish-drejtori i Shërbimit Inteligjent, Osman Mehmedagiq.
Ai thuhet se ka keqpërdorur një kompani telekomunikacioni në të mirë të partisë së tij SDA. Po ashtu thuhet se i njëjti bashkëpunuar me rrjete kriminale për pasurime personale dhe partiake.
Tjetri është Dragan Stankoviq, Drejtor i Administratës për Çështjet Gjeodezike dhe Pronësore në Republikën Serbe të Bosnjës. Stankoviq thuhet se ka bërë përpjekje flagrante për të uzurpuar pronat shtetërore në Bosnjë duke shkelur Kushtetutën.
E i treti që është vendosur një nga trafikantët e drogës më famëkeq.
Edin Gacanin është i përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte caktuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale.