Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në shtatë centimetra.
Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme. /abcnews