SPAK ka njoftuar arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhet se 8 persona nën hetim akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shkelur barazinë e pjesëmarrjes në tendera.
Edhe nënkryetari i Bashkisë Bluqizë është arrestuar gjithashtu, bashkë me zyrtarë të tjerë. Mbi ta rëndon edhe akuza e shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për tenderin e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro.
Njoftim i SPAK:
Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.