Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit që pati me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se takimi si temë pati marrëveshjen.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, Gjini tha se qëndrimi i AAK-së është që marrëveshja e 27 shkurtit duhet të nënshkruhet.
“Do të ishte pozitive për Kosovën. Me marrëveshjen aktuale, pjesë e marrëveshjes në mënyrë implicite është njohja”, është shprehur Gjini.
Kujtojmë se pjesë e takimit me Hovenierin e Escobarin ishin edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Klankosova.tv merr vesh se Ambasada e SHBA-së pritet të dalë me një njoftim rreth këtij takimi.