Rrugët dhe sheshet e Parisit janë mbushur me protestues, të cilët po kundërshtojnë reformat e pensioneve.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me protesta, pas propozimit të rritjes së moshës së daljes në pension nga 62 në 64 nga viti 2030.
Për më tepër, punëtorët do të duhet të japin edhe kontribute shtesë në skemën kombëtare të pensioneve – nga viti 2027, ata do të duhet të punojnë 43 vjet, jo 42, për të marrë një pension të plotë, shkruan BBC.
Tutje, bëhet e ditur se të ardhurat minimale të garantuara nga pensioni të jenë jo më pak se 85 për qind e pagës minimale neto.
Oficerët e policisë, rojet e burgut, kontrollorët e trafikut ajror dhe punonjësit e tjerë publikë në punë që konsiderohen të vështira fizikisht ose mendërisht do të mbajnë të drejtën për të dalë në pension të parakohshëm