Gazetari Ridvan Berisha sërish është linçuar përmes një fotografie me mbishkrimin: “Brigada e Shtanishiqit”, në këto fotografi shihen edhe Milaim Zeka, Valon Syla e Dardan Gashi.
“Trutharët e albinistëve në aksion për kërcënim e linçim!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Ai ka bërë me dije se tri aktpadi i ka deponuar në polici e gjykata që prej tre vjetësh dhe thotë se vazhdojnë të jenë të papërfunduara kërcënimet “nga oborri i Albinit dhe i Vjosës!”.
“Më vjen keq të them por nuk besoj më në polici e drejtësi. Prandaj dhe kam vendos të mos bëj më denoncime. Gjuha e mosdurimit dhe e urrejtjes është e madhe! Mesazh për albinovjosovitët: Nuk heqi dorë nga liria e shprehjes!”, ka shkruar Berisha.