Live

Canaj: Nëse arrihet marrëveshja, Kosova mund të fitojë njohje nga 5 shtetet e BE-së

19:02 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-diplomati i Kosovës, Blerim Canaj, vlerësoi që nëse në takimin e 18 marsit në Ohër do ketë marrëveshje mes palëve, atëherë Kosovës do i ndihmonte ta fitojë njohjen nga 5 shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Canaj tha se arritja e mundshme e një marrëveshje varet shumë edhe nga shkathtësia diplomatike negociatorëve.

“Mendoj që kjo është një çështje pothuajse e përfunduar, për shkak se si palë kosovare jemi pajtuar për të gjitha. Në rast se Serbia futet në BE para Kosovës, e që Kosova momentalisht as që diskutohet për atë çështje, atëherë ndoshta do të krijohen problem tjera. Për arritjen e marrëveshjes varet edhe nga shkathtësia diplomatike. E sa do të zgjasë kjo, është vështirë të thuhet. Arritja e marrëveshjes për Kosovën është shumë e rëndësishme, sepse pastaj mund të vazhdojë në etablimin e arenës ndërkombëtare dhe në njohjen nga 5 shtetet e BE-së. Ndoshta do të fitonim ndonjë njohje nga kjo marrëveshje”, deklaroi Canaj në Tëvë1.

I pyetur se a mendon që nesër mund të dakordohen palët për marrëveshje, Canaj shtoi se këtë situatë e sheh si fillim të fundit të diçkaje. Andaj, sipas tij, ky proces mund të zgjasë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...