Live

Murati i kundërpërgjigjet Baton Haxhiut: Salih Mustafa, dëshmia më e mirë e përfshirjes së Prishtinës në UÇK

23:50 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i është kundërpërgjigjur gazetarit Baton Haxhiu lidhur me deklaratat për përfshirjen e Prishtinës në UÇK.

Haxhiu, ditë më parë, në T7 tha se Prishtina asnjë plumb nuk e ka shkrepur në luftë. Ndërkaq sonte, po në të njëjtin medium, Murati ka thënë se dëshmia më e mirë e përfshirjes së Prishtinës në UÇK është angazhimi i Salih Mustafës, që u dënua padrejtësisht nga Gjykata e Hagës.

“Në sot kemi një gjykatë të Hagës dhe njeriu i parë që është dënuar padrejtësisht është komandanti Cali me 26 vjet. Kjo mbyll cdo debat për angazhimin e njerëzve të Prishtinës në luftë.

Ne nuk mund të injorojmë që lufta e UÇK’së ka qenë gjithëpërfshirëse, ku përveç pjesëmarrjes së të gjitha rajoneve, kanë marrë pjesë të gjithë shqiptarët.Jo vetëm një përpjekje e të gjithë Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve“, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua