Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit për Drejtësi, ka shkruar në lidhje me takimin i cili po mbahet në Ohër, ndërmjet Kurtit, Vuçiq e emisarëve evropian.
Sipas Miftarajt, sot nuk po pritet nënshkrimi i marrëveshjes, por ajo që duhet ta bëj Kosova është që të tregohet konstruktive, e të vazhdoj me planin e veprimit.
Kurse sa i përket nënshkrimit të një marrëveshje, sipas Miftarajtm ajo mund të ndodh në Paris, pranë liderëve më të mëdhenj botëror.
“Askush sot spo pret nenshkrimin e Marreveshjes dhe planit te veprimit, as Eskobar, Lajçak e as Borell. Sot të gjithë po presin pajtimin lidhur me tekstin final te marreveshjes dhe planit te veprimit. Kaq mjafton. Nenshkrimi mbase ne nje event madheshtor ne Paris. Edhe ate ne prani te lidereve franqez, gjerman, italian dhe ne sigurisht te garantuesit kryesor sekretarit Blinken”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Askush sot spo pret nenshkrimin e Marreveshjes dhe planit te veprimit, as Eskobar, Lajçak e as Borell.
Sot të gjithë po presin pajtimin lidhur me tekstin final te marreveshjes dhe planit te veprimit. Kaq mjafton.
Nenshkrimi mbase ne nje event madheshtor ne Paris. Edhe ate ne prani te lidereve franqez, gjerman, italian dhe ne sigurisht te garantuesit kryesor sekretarit Blinken.
Me rendesi qe Kosova te jete konstruktive dhe te vazhdoj perpara me marreveshjen dhe planin e veprimit.