Live

Zv.kryeministrja Rexhepi: Nuk është me rëndësi a nënshkruhet sot Marrëveshja, por duhet të jemi seriozë

18:23 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përkrahjen e plotë të të gjithë kabinetit në takimin që po mbahet sot në Ohër.

Rexhepi tha se qëllimi nuk është të nënshkruhet një marrëveshje ku më pas sipas saj, mund të ketë një shtet brenda Kosovës, siç është Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, teksa shtoi se Kosova duhet të ketë shumë kujdes prej pikës së parë deri tek e fundit në marrëveshjen e 27 marsit.

“Dhe, nuk është me rëndësi a e nënshkruajmë sot atë marrëveshje, por duhet të jemi shumë serioz për të gjitha pikat që janë në atë marrëveshje. Asociacioni është prej vitit 2013 e më pas ne e kemi ratifikuar në Kuvend më 2015 ku kam votuar edhe unë, pasi në atë kohë kemi menduar se komunitetin serb duhet integruar në sistemin e Kosovës”.

“Tash, kryeministri është i hapur shumë për të folur me komunitetin lokal serb e jo vetëm, e para se të nënshkruaj diçka që është si Asociacioni, duhet të pasur kujdes sepse nëse tash bëjmë diçka që nuk është në interes të shtetit, më vonë s’mund të ndryshojmë asgjë”, është shprehur Rexhepi në Klan Kosova.

Për sa i përket fotografisë zyrtare të takimit në mes Kurtit e Vuçiqit, Rexhepi tha se me këto fotografi, Kurti ka treguar se ai është pro marrëveshjes.

“Ne si shtet jemi të hapur për ta përfunduar këtë, por Serbia duhet ta me kë kanë të bëjnë marrëveshje. Ne e përcjellim këtë marrëveshje me shumë seriozitet pasi në Kosovë jetojnë edhe komunitete të tjera, e nëse veç interesi i serbëve është këtu, për ne nuk është e mire”, tha ajo.


Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...