Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar për bisedimet e Ohrit ambasadorët e akredituar në Kosovë, gjatë një takimi, të hënën.
Aty Kurti ndër tjerash ka thënë se “në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”.