Live

Vrasja në Prishtinë| Gjykata ua ka vazhduar edhe për 48 orë masën e ndalimit dy të dyshuarve

19:15 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore Prishtinë, ka marrë aktvendim me të cilin ua ka vazhduar masën e ndalimit në stacionin policor edhe për 48 orë, dy të dyshuarve A.M dhe M.M, për vrasje të rëndë në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Deri të kjo masë, ka ardhur si rezultat i asaj se Gjykatës i nevojitet edhe më shumë kohë për analizimin e provave dhe shkresave të lëndës për caktimin e masës së paraburgimit, masë kjo e propozuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga avokati Skender Musa i cili është edhe mbrojtës i të dyshuarit M.M.

“Ajo çka mund të them tash është se për shkak të zgjatjes së seancës, arsyetimit të provave, Gjykata ka marrë vendim për 48 orë me vazhdu mbajtjen derisa t’i analizon provat dhe shkesat e lëndës”, tha avokati Musa.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 18 mars se dy të dyshuarit A.M dhe M.M ishin ndaluar, pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”.

Policia e Kosovës po ashtu kishte njoftuar të shtunën se një person ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri dhe dy të tjerë janë lënduar me mjet të mbrehtë në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...