Live

Deputeti i VV-së: Vetëmenaxhimi i njëjtë me Asociacionin, qeveria do të dënohet nga votat e qytetarëve

14:43 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër me 18 mars, në mes të Kosovës e Serbisë.

Palët aty u pajtuan për zbatimin e aneksit të planit evropian, ndonëse nuk nënshkruan marrëveshje, ku kryeministri Kurti tha se këtë nuk e bëri pala serbe.

Deputeti Humolli thotë se me Serbinë është gabim të bisedohet për organizim të brendshëm të shtetit dhe se Qeveria ka hyrë në rrugën e qeverive të kaluara, që janë dënuar me votë nga qytetarët.

“Është gabim të bisedohet me Serbinë për organizimin e brendshëm të Kosovës. Qeveria ka hyrë në rrugën e qeverive të kaluara, që qytetarët i kanë dënuar me votë”, tha ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, “asnjë presion që e dëmton vendin tonë nuk duhet të pranohet”.

Ndërsa, lidhur me nenin ku ceket vetëmenaxhimi i serbëve, deputeti i VV-së thotë se është njësoj si Asociacioni dhe se me të ndërkombëtarët duan t’ia bëjnë qejfin Serbisë,

“Është njëjtë, qëllimi i ndërkombëtarëve është t’ia bëjnë qejfin Serbisë, për shkak se Kosova po e injoron vetveten. Po e defaktorizon me problemet e brendshme”, thekson Humolli.

Sipas tij, Serbia po del si faktor paqeje në rajon, ndërsa Kosova me naivitet politik nuk po faktorizon veten me të drejtën e saj.

“Gabimet në vlerësim të rrethanave po del se Serbia është faktor paqeje në rajon edhe pse ka politikë hegjemoniste. Kurse naiviteti politik i Kosovës s’e ka faktorizuar veten me të drejtën tonë”, deklaron deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.

Ndërsa, sot kryeministri Albin Kurti tha se zbatimi i marrëveshjes duhej të kishte nisur qysh dje, teksa tha se topi tani është te Serbia, pasi ajo nuk po nënshkruan dhe kërkoi që ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë për mos nënshkrim të marrëveshjes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...