Punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit, në shenjë proteste nuk kanë punuar nga dy orë në ditë, për shkak të disa ndryshimeve në një tender për mirëmbajtjen e shkollave.
Sipas tyre, fillimisht aty ishte përcaktuar paga prej 300 eurosh neto, e më pas është ndryshuar në 250.
Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, diçka e tillë përbën shkelje, për çka paralajmërojnë edhe padi nëse nuk përmirësohet.
Nga e hëna nuk përjashtohet mundësia për grevë të përgjithshme të punonjësve në disa shkolla.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati, i tha televizionit se kontratat janë të njëjta me të mëparshmet sa i përket pagës, derisa i vetmi ndryshim është rritja e numrit të punëtorëve. /Klankosova.tv/