Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka qëndruar në një familje shqiptare për të pritur iftarin e parë të këtij muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, Pendarovski ka falënderuar familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe për ndarjen e darkës së iftarit.
“Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe trupor, të gjithë besimtarëve të besimit islam ju uroj agjërime të lehta të Ramazanit dhe ditët e agjërimit të kalojnë në paqe, begati dhe falje. Faleminderit familjes Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së iftarit”, shkroi Pendarovski.