Live

Viti 1995, kur Sadri Ramabaja akuzohej se i ka blerë provimet në Tiranë

11:55 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dreni Morina, qytetar, ka publikuar një shkrim të revistes “Qëndresa” të botuar më 30 gusht të vitit 1995.

Në këtë shkrim të shkruar 28 vite më parë, flitet për Sadri Ramabajën, analistin e famshëm të Kosovës, që është edhe aktivist i VV-së.

Në shkrimin e shkurtër që titullohej “Ekspertët e organizimit të diasporës”, Ramabaja quhej ekspert për përçarjen e UNIKOMB-it, partisë që dikur e udhëhiqte filozofi i zhdukur në burgjet serbe, Ukshin Hoti.

“Madje, në një tubim të tillë, të mbajtur në lokalet e klubit “Përparimi” në Cyrih, u paraqit me “tezat” e “veta” edhe eksperti i përçarjes së UNIKOMB-it, z. Ramabaja.” – shkruhej ndër të tjera aty.

Në shkrim bëhet edhe një akuzë në drejtim të Ramabajës, ku shkruhet se ai i ka blerë provimet në Tirnaë.

“Sa ta kenë Ramabajën në tribunë ndoshta mund të bëhet. Sepse hajmalitë e fuqishme të Ramabajës e patë organizuar mirë UNIKOMB-in. Bre burra, ishalla, siç i ka blerë provimet në Tiranë dhe (vetë)quhet profesor, i blenë edhe kryeparët e klubeve dhe bëhet (pa pritë, pa kujtuar) doctor-profesor.” – shkruhet aty.

Ndryshe, z. Rambaja edhe në vitin 2023, vazhdon të (vetë)quhet profesor, madje edhe moderatorët e emisioneve i referohen si profesor kur e prezantojnë atë në panelet e diskutimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...