Live

Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding

12:45 / 30 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Çfarë është microblanding?

Teknikisht, microblanding është tatuazh i vetullës, por në një formë më të moderuar. Thënë më thjesht: Përpara disa kohësh, tatuazhi i vetullave bëhej në një formë kur mbushej e gjithë sipërfaqja, gjë që krijon një pamje jo fort natyrale. Microblandig realizohet përmes ndërhyrjeve të vogla në lëkurë, me vija që imitojnë qimet.

Si realizohet?

Pajisja quhet nga estetistet si thikë, por mos u trembni, sepse janë vetëm gjilpëra të vendosura njëra-pas tjetrës.

A mund të shkaktojë irritime dhe infeksione?

Në fakt po, nëse përdoret te persona të ndryshëm. Megjithatë në qendrat estetike ku punohet me profesionalizëm pajisjet janë njëpërdorimshme.

A shkakton dhimbje?

Po, por pjesa më e madhe e grave theksojnë se është një dhimbje e durueshme, e ngjashme me atë të heqjes së vetullave. Gjithsesi shkalla e durimit të dhimbjes është e ndryshme në njerëz të ndryshëm, ndaj estetistet/ët përdorin një krem mpirës.

Shpërndaje në

U Kopjua