Live

Kica-Xhelili: Kushtetuesja që rrëzoi Qeverinë Hoti, më nuk është e mirë për ministren Haxhiu, sepse e bëri shkelëse edhe atë

14:06 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas deklaratave të ministres Haxhiu, e cila e quajti absurd vendimin e Kushtetueses për ta shpallur anti-kushtetues Ligjin për Këshillip Prokuororial të cilin VV e proklamonte si ndër ligjet kryesore për reformën në drejtësi.

Kritikat e Haxhiut ndaj Gjkyatës Kushteutese, i ka quajtur të papranueshme deputetja Kica, e cila solli në kujtesën e Haxhiut se si ajo dhe partia e saj e lavdonte këtë institucion kur e shpalli anti-kushtetuese Qeverinë Hoti e Asociacionin e Komunave Sebr.

Sipas Kicës, kjo Gjykatë më nuk është e mirë për Haxhiun, vetëm sepse e rradhiti aty në mesin e shkelësve të Kushtetutës, përçka partia e Haxhiut oponentëve politik iu referohej si super-kriminel.

Statusi i plotë i Kica-Xhelilit:

“Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu.

Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës.***

Por – kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e Ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet.

Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK.

Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë.

I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim.

Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash.

Fati që kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat. E natyrisht as nga Doarsat. Qoftë gjithmonë kështu!

*** (Edhepse për herë të parë Serbia pat nënshkruar dokument duke njohur Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës).”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...