Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me anë të kryetares së Forumit të Gruas, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paraqitur regresin në arsim për dy vjet të Qeverisë Kurti.
Me anë të një video-mesazhi në Facebook, Lushaku Sadriu ka thënë se për dy vjet sektorin e arsimit e përcolli mungesa e vizionit, mungesa e investimeve e mungesa e guximit për ndryshime.
Ajo ka thënë se nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë dhe Kosova meriton më mirë.
“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa në klasët me nxënës. Asnjë masë sigurie për huliganizëm në shkolla. Digjitalizimi i shkollave është harruar. Nuk ka mbështetje të mësimdhënësve për ngritje kapacitetesh e inovacion në klasë. S’ka ndërlidhje të shkollave profesionale me bizneset”, ka thënë ndër tjerash Lushaku-Sadriu.
Ajo ka thënë se deri më tani ka akreditim të programeve për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave.