Live

Halimi i reagon Haxhiut: Komentimi i verdikteve të kushtetueses është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi por edhe krim

17:39 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi përmes një statusi në facebook ka reaguar pasi Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shprehur pakënaqësi për vendimin e Gjykatës Kushetuese.

Halimi ka thënë se ky komentim i ministres jo vetëm se është ndërhyrje në drejtësi, por edhe krim.

Zëdhënësja e LDK-së ka theksuar se Haxhiu po vazhdon me akuza e arsyetime inatçore, deri në shkallë urrejtjeje.

“Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet! Nuk mund të synohet “çkapja” e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët e vendit duan sundim të ligjit e jo propagandë. Në vend se Ministrja e Drejtësisë të jap dorëheqje, për faktin se po i rrëzohen Ligjet nga kushtetuesja, një nga një, pikërisht për tendenca të hapura të kontrollit politik përmes kapjës së institucioneve të drejtësisë, ajo vazhdon me akuza e arsyetime inatçore, deri në shkallë urrejtjeje. Ky pushtet tanimë ka filluar të transformohet në popullizëm të një niveli të frikshëm, që ka primesa të një paradiktature”, ka shkruar Halimi.

Halimi tutje tha se LDK-ja nuk do ta lejojë që vlerat bazë të funksionimit të shtetit demokratik e ku pushtetet janë të ndara, të cënohet me lehtësi të padurueshme!

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...