Live

AVONET e sheh si “cënim të sistemit gjyqësor” deklaratën e Haxhiut ndaj aktgjykimit të Kushtetueses për KPK-në

19:47 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

AVONET ka shprehur shqetësimin për deklaratat e sotshme e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Në këtë rast, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se ata nuk kanë pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkohet reformimi i Këshillit Prokurorial për të eliminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit. Kjo nuk është një qasje e drejtë dhe nuk respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thuhet në komunikatën e AVONET.

Komunikata vijon duke thënë se “në vend që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë, ata po kërkojnë t’i nënshtrohen Këshillit Prokurorial dhe sistemit gjyqësor ndërhyrjeve të paligjshme. Ky është një shkelje e rëndë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe e parimeve të shtetit ligjor”.

AVONET ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Kjo praktikë e krijuar nga reagimet e vazhdueshme të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës është një precedent shumë i rrezikëshëm për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...