Live

Besnik Tahiri: Antikushtetutshmëria është duke u bërë normë e kësaj qeverie

12:11 / 26 Mars 2023

Nga Kosova Live

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se ky vendim e vërteton se antikushtetutshmëria në këtë Qeveri është duke u bërë normë e standard qeverisës.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuesese rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial e vërteton se antikushtetutshmëria në këtë Qeveri është duke u bërë normë e standard qeverisës, e në të njëjtën kohë vlerësimi dhe komentimi që vjen prej anëtarëve të qeverisë tregon mospërfilljen dhe qasjen autoritare që Qeveria e ka. Është e pakuptimtë dhe njëkohësisht e patolerueshme që një Qeveri për çdo vendim të Kushtetueses të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht të shtynë ligje që i ka kontestuar Komisioni i Venecias, dhe instanca jopolitike, joqeveritare të nivelit vendor e ndërkombëtar, dhe ato prapë të mundohen e shtyhen në miratim.”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka theksuar se synim kanë që përmes ligjeve që bëhen të kapen institucionet e pavarura.

Nuk ka asgjë tjetër në synim përveç se përmes ligjeve që bëhen të kapen institucionet e pavarura, institucione që në esencë e kanë mbikëqyrjen dhe kontrollin e sistemit institucional e qeverisës në vend. Kjo logjikë duhet të ndahet, e një herë e përgjithmonë të kthehet te e drejta kushtetueses e ndarjes së pushteteve”, ka vijuar Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...