Live

A mund të kemi sërish pandemi në Kosovë?

17:08 / 26 Mars 2023

Nga Kosova Live

Mikrobiologu Lul Raka, foli për pandeminë, “zhdukjen” e tij nga mediat, kohën e luftës, sistemin shëndetësor në Kosovë etj.

U bë i njohur për publikun në mars të vitit 2020. Fraza e tij më e famshme në atë kohë ka qenë “dy javët e ardhshme janë shumë kritike”.

A ka ndonjë virus që mund të shqetësohemi?

“Tencdencë mu bë pandemi, më pak varet prej virusit e më shumë varet prej neve. Prej pandemisë secili prej neve edhe qytetari, edhe institucionet e shtetit, institucionet shëndetësore qeveritarët, e opozitarët se mua më ka pengu shumë ajo lufta e brendshme politike që u bëjke për Covid, e papranueshme ka qenë për mua. Unë besoj që kanë marrë mesazhin e mësimin se çka duhet me bë, për me fuqizu sistemin shëndetësore më së pari. Gatishmërinë e dyta, laboratorin, infektivën, emergjencën..mesazhi me fuqizu këtë pjesë. Nesër masnesër mikrobe ka.. A do të bëhet pandemi ndonjë mikroorganizëm tjetër, varet se sa e lejojmë ne me u zmadhu.. Nëse identifikohet herët, atëherë nuk rritet pandemi me u bë”, tha ai në emisionin TOK 16 në Nacionale.

Raka thekson se duhet të investohet në kapacitete shëndetësore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...