Live

Nëna Ferdonije që 24 vjet në pritje e dhimbje pambarim

11:11 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Për Ferdonije Qerkezin, sot bëhen 24 vite të cilat kanë mbetur në kujtesën e saj si vite të dhimbjeve të mëdha që i përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, nëna Ferdonije thotë që nuk do të ndalet së kërkuari e shpresuari se një ditë do të gjenden trupat e familjarëve të saj.

“U bënë, 24 vite që dolët nga dera e sh’pisë! 24 vite që jam në pritje e dhimbje pambarim! 24 vite që nuk ju kam pranë fizikisht por gjithmonë shpirtërisht! Nuk do ndalem duke kërku drejtësi për ju edhe nëse m’duhen edhe 24 vite tjera”, ka shkruar ajo.

Shtëpia e familjes Qerkezi ka mbetur një ndër dëshmitë më prekëse për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...