Live

Rasti Shala, dëshmitarja thotë se burri i saj kishte probleme shëndetësore e trauma shkaku i torturave në fabrikën e hekurit

15:35 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares së dytë të mbrojtur me kodin 6, e cila e kishte filluar dëshminë të martën.

Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj kishte pasur probleme të shumta shëndetësore dhe trauma, si rezultat i torturave në fabrikën e hekurit në Kukës.

“Si i dilte gjumi thoshte ku jemi dhe më thoshte bimi djemtë t’i shoh, unë i thoja që djemtë janë ne punë s’munden me ardhë, pyetke ku jemi, unë i thoja jemi në shpi tonë. Për, disa ditë e kanë përcjellë këto”, tha ajo.

Këto deklarime, dëshmitarja 6 i bëri duke u përgjigjur në pyetje të mbrojtësit të viktimave, Simon Laws.

Tutje, dëshmitarja shtoi se ishin nën përcjellje gjatë tërë kohës nga njerëz që kishin bërë krime dhe jo nga pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ajo tha se ishin të përcjellur nga frika se mos po jepnin deklarata tek organet e drejtësisë.

Gjithashtu, dëshmitarja shtoi se vajzat e tyre ishin të detyruara ta ndërpresin shkollimin si rezultat i frikës nga përcjellja që po iu bëhej. /EO

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...