Live

Mbetjet mortore të gjetura në Gjilan nuk janë nga periudha e luftës së fundit në Kosovë

18:13 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Të hënën në fshatin Pogragjë të Gjilanit janë gjetur disa mbetje mortore.

Fillimisht u dyshua që mbetjet i takojnë luftës së fundit në Kosovë, por pas ekzaminimeve nuk rezultoi ashtu.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për personat e zhdukur tha për Klankosova.tv se mbetjet skeletore janë të vjetra.

Gara tha se ato nuk i përkasin viktimave tuk i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Ekzaminimi është kryer sot, siç e kemi potencuar dje dhe sipas antropologut mjekoligjor Dr. Valon Hyseni, që e ka kryer ekzaminimin, këto mbetje skeletore, që përfaqësonin dy individ, janë të vjetra dhe jashtë interesit forenzik”, tha Gara.

“Pra, nuk mund t’ju përkasin apo nuk ndërlidhet me rastet e viktimave të luftës së fundit, përkatësisht personave të zhdukur dhe viktimave të zhdukjes me forcë. Rrjedhimisht rasti në fjalë është përtej edhe mandatit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur”, tha Gara.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...