Kurti në intervistë, deputeti i VV-së e thumbon: Popullit në vend të rrenave, duhet t’ia tregojmë të vërtetën
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka dalë më një deklaratë thumbuese derisa kryeministri, Albin Kurti, po jepte intervistë në RTV Dukagjini.
Rrahmani në Facebook ka dalë më një thënie të ish-presidentit të Bosnjës, Alija Izetbegoviç.
“Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses”, ka shkruar Rrahmani.
Deputeti, Eman Rrahmani disa herë ka dalë në kundërshtim të partisë duke votuar edhe kundër ligjeve të propozuara nga ekzekutivi.