Live

Ish-ministri i Tregtisë: Armend Mujën do ta padis për shpifje

19:55 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka bërë kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, dhe me një të tillë do të përballet.

Sipas Mujës, Krasniqi përmes mashtrimit dhe keqpërdorimit ka shkelur Ligjin për Miniera dhe Minerale duke i dhënë zonat e interesit të ndërmarrjes Trepça tek një investitor privat.

Këtë ish-ministri Krasniqi tha se këtë e konsideron si qesharake dhe të pavlerë, pasi sipas tij, asnjë procedurë jashtëligjore nuk është ndërmarrë.

“Këtu kemi vendim të dy qeverive, të dy kryeministrave dhe pëlqimin e KPMM-së dhe unë s’e di ku është bazuar për kallëzim penal ky supermen i gjithëdijshëm. Me të vërtetë është për keqardhje se këtu s’ka të bëjë asnjë element për shkelje ligjore”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje, Krasniqi paralajmëroi padi për shpifje ndaj Mujës, teksa shtoi se “do të merret shumë seriozisht me këtë deputet”.

“Jam i sigurt që s’do të ketë aktakuzë, kjo është një shpifje e tij, pasi që të jepen deklaratat, unë do të merrem me shumë seriozitet me këtë deputet, i cili është shumë i padijshëm, do të merrem me procedurat gjyqësore për shpifje dhe padi”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...