Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka përmendur se Kosova ishte nën presion nga Perëndimi për të formuar Gjykatën Sepciale, për të trajtuar akuzat e Dick Martyt.
Ai në një shkrim në Twitter, ku e ka ripostuar edhe atë që e publikoi më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se lidershipi Kosovar ka qëndruar dy vite në paraburgim.
Ai tutje ka thënë: “Gjykimet fillojnë tani, por asnjë “vjelje organesh” nuk u gjet kurrë”.
Selimi shkroi rreth Gjykatës Speciale edhe para disa ditësh, duke renditur disa fakte tronditëse për këtë institucion.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rama në llogarinë e tij në Twitter ka shtruar një pyetje, duke thënë se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e udhëheqin popullin drejt lirisë?”.
Ai tutje ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden për ish-presidentin Thaçi.
“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama.
Kosovo was pressured by West to establish a special court to tackle the “organ harvesting” accusation in report by Swiss politician. Kosovan leadership have been indicted and stayed in detention for 2 years without a trial. Trials starts now but no “organ harvesting” ever found. https://t.co/1Ac660xwo6
— Petrit Selimi (@Petrit) April 1, 2023