Komandanti i Forcave ukrainase të Mbrojtjes, Sergei Nayev, është takuar sot me njësitë lëvizëse të mbrojtjes ajrore në aeroportin Antonov në Hostomel, në periferi të Kiveit.
Nayev bëri një bisedë me ushtarët, para se ata të pozonin para mbetjeve të një “Antonov An-225”, shkruan Sky News.
“Antonov An-225”, është avioni më i madh i mallrave në botë, i cili u shkatërrua gjatë luftës në Ukrainë.