Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Kulla e Sahit Avdylit në fshatin Dujakë të Gjakovës i është rikthyer pamjes së dikurshme.
Çeku tha se ruajtja e origjinalitetit dhe rifunksionalizimi i asteve të trashëgimisë kulturore është synimi i tyre.
“Restaurimi dhe mbrojtja e monumenteve kultivojnë krenarinë për të kaluarën dhe pasurinë tonë kulturore”, është shprehur Çeku.