Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, ka uruar festën e Ulqinit me një video ku shiheshin qytetarë të shumtë duke festuar rrugëve të kësaj komune.
Abazoviqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumë buzëqeshje e energji pozitive e karakterizuan sot Ulqinin.
Ai tha se kjo ditë shënon nisjen e marinarëve drejt detit, përfundimin e vjeljes së ullirit dhe fillimin e sezonit turistik.
“Ditë e mirë për Malin e Zi! Shumë buzëqeshje dhe energji pozitive sot në Ulqin. Dita që shënon nisjen e marinarëve drejt detit, përfundimin e vjeljes së ullirit dhe fillimin e sezonit turistik. Ka të gjitha mundësitë për të shkuar për rekorde”, ka shkruar Abazoviq krahas videos së publikuar.