Live

Arrestohen dy gra iraniane pasi dolën në publik pa shami – një burrë i sulmoi me kos

19:46 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Dy femra janë arrestuar në Iran pasi janë sulmuar me kos, me sa duket se nuk i kanë mbuluar flokët në publik.

Në videon e cila u bë virale, dy klienteve femra u afrohet një burrë, i cili fillon të flasë me to, raporton BBC.

Më pas ai merr atë që duket të jetë një kovë kos nga një raft dhe me inat ua hedh mbi kokat e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqësori i Iranit tha se dy gratë janë arrestuar për shfaqjen e flokëve të tyre, gjë që është e paligjshme në Iran.

Burri është arrestuar edhe për prishje të rendit publik, shton ajo.

Arrestimet vijnë pas muajsh protestash në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit (shamisë).

Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer nga një anëtar i stafit. Një burrë që duket se po kalon aty, hyn për t’u përballur me ta.

Pasi flet, i sulmon vazhdimisht me kos. Sulmuesi më pas shtyhet nga dyqani nga shitësi.

Pas ngjarjes u lëshuan urdhër-arreste dhe të tre u arrestuan më pas, njoftoi agjencia e lajmeve e gjyqësorit Mizan.

Agjencia shtoi se për pronarin e dyqanit është lëshuar një “paralajmërim i nevojshëm” për të siguruar respektimin e ligjit.

Mosmbajtja e hixhabit në publik është e paligjshme për gratë në Iran. Por zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Protestat u zgjeruan, por ato mbetën të rrënjosura në çështjen e hixhabit.

Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori. Por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.

Një deputet iranian i linjës së ashpër, Hossein Ali Haji Deligani, i ka lëshuar një ultimatum gjyqësorit që të marrë masa për të ndalur shkeljen e rregullave brenda 48 orëve të ardhshme.

Dhe të shtunën, presidenti iranian Ebrahim Raisi përsëriti se gratë iraniane duhet të mbajnë hixhabin si një “domosdoshmëri fetare”.

“Hixhabi është një çështje ligjore dhe respektimi i tij është i detyrueshëm”, tha ai i cituar nga agjencia e lajmeve AFP.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...