Live

Daçiq: Prishtina do të bëjë gjithçka t’i ikë formimit të Asociacionit

10:53 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ministri serb i jashtëm Ivica Daçiq ka deklaruar se në zgjidhjen e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Beogradi mund të zbatojë “vetëm atë çka ka marrë si obligim”.

“Presidenti i ka theksuar qartë vijat tona të kuqe, prandaj nuk ka dashur t’i nënshkruajë ato akte, verbalisht është distancuar nga pjesët që për ne janë kontestuese rreth pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara”, ka pretenduar Daçiq për televizionin serb “Blic TV”, transmeton Paparaci.

Duke folur për marrëveshjen franko-gjermane, Daçiq ka thënë se nga këto vija të kuqe “nuk ka devijime”, sepse kjo është politika shtetërore e Serbisë.

I pyetur nëse këtë herë presionet e Bashkimit Evropian (BE), por mbi të gjitha të Amerikës, do të luajnë rol vendimtar për formimin përfundimtar të Asociacionit të komunave  me shumicë serbe, ai ka thënë se “ky është një fakt shumë pozitiv që është thënë qartë se ky është një obligim i Prishtinës, që ta bëjë menjëherë”.

Prandaj, ka vazhduar Daçiq, “nuk ka asnjë dilemë dhe do të shihet nëse Prishtina dëshiron ta bëjë këtë apo jo”.

“Ne e dimë se ata do të bëjnë gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit dhe kjo hedh një re të madhe dyshimi mbi qëllimet e tyre të mira”, ka pretenduar Daçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...