Luka Misteiq nga ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai nuk kishte kontroll mbi njerëzit e uniformuar të UÇK-së, të cilët refuzonin demilitarizimin.
Sipas tij, mandatin për të udhëhequr me Kosovën paslufte e kishte administrata e UNMIK-ut dhe kishin mbështetjen e Thaçit.
“UNMIK kishte mandatin të udhëhiqte me Kosovën. Hashim Thaci e mbështeti UNMIK. Jo për aspirate personale por se pavarësia e Kosovës ishte qëllimi përfundimtar. Thaci ishte person me ndikim ai nuk kishte kontroll mbi UCK-në apo personat që mbanin uniformën e UÇK-së. Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi tu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UCK-së. Nëse nuk ka urdhra të tillë, është e paqartë se si menduan prokuroria se ekzistonte një marrëdhënie epror- vartës ndërmjet Thaçit dhe ushtarëve të UÇK-së.”, tha ai.
Ai u shpreh se Thaçi bënte thirrje për përfundimin e dhunës dhe Kosova të ishte një shtet me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.
Mbrojtja ka shfaqur edhe një video të Thaçit në qershor të vitit 1999 ku thoshte se lufta nuk ishte ishte zhvilluar për spastrim, por që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.