Liqeni i Badocit është pranë arritjes së kuotës maksimale të kapërderdhjes.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Pishtina”.
Sipas KRU “Prishtina”, liqeni i Badocit është katër metra pranë kapërderdhjes.
Në anën tjetër, liqeni i Batllavës mbetet në kuotën maksimale.
Me këtë rast, KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për mbrojtje të burimeve të ujit.
“T’i mbrojmë burimet e ujit!” thuhet në njoftim.