I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, beson që Qeveria e Kosovës ka pranuar që ta përmbushë obligimin për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai në një intervistë për Kossev, ka thënë se Gjermania dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të qartë gjithmonë në pritjen e Prishtinës për ta përmbushur atë, duke shtuar që përshtypja e tij tani është se Asociacioni është pranuar.
“Përshtypja ime është se për palën kosovare, tema aq e vështirë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është kapërdirë. Mund të jem gabim, por kjo është përshtypja ime nga takimet në Prishtinë. Ata kanë bërë një hap para”.
“I presim ata për ta shfaqur në ditët dhe javët në vijim”.