Live

Prokurori që humbi betejën më drejtësinë në rastin Limaj është kryeprokuror në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

14:03 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Mevludin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka publikuar një video të vitit 2005 në kohën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Krasniqi ka shkruar se Alex Whiting është kryeprokurori i aktakuzës kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, dhe sipas tij, është po i njëjti prokuror që humbi betejën me drejtësinë në rastin Limaj në Hagë.

Me 30 nëntor 2005, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, i cili ishte njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj akuzohej për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptarë dhe atyre serbë gjatë verës së vitit 1998, akuza të cilat Gjykata i kishte cilësuar të pabaza me 30 nëntor 2005.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...