Live

A keni mungesë të vitaminës D? Hajeni këtë ushqim çdo ditë

10:27 / 09 Prill 2023

Nga Kosova Live

Mungesa e vitaminës D sjell probleme të shumta me shëndetin tonë, disa prej të cilave janë ftohjet dhe inflamacionet e shpeshta, lodhja, rraskapitja, dhimbjet e kockave dhe shpinës, depresioni, shërimi i ngadalshëm i plagëve, humbja e densitetit të kockave, por edhe e flokëve. Sipas The Healthy, ekziston një ushqim që është i pasur me vitaminë D, dhe ajo është veza.

Nutricionistët zbulojnë se vezët janë një nga burimet më të mira të kësaj vitamine. Sipas Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara, një vezë e madhe përmban rreth 11 për qind të vlerës sonë ditore. Kjo do të thotë që vezët e fërguara për mëngjes me vetëm dy sosh përmbajnë deri në 22 për qind të nevojave tona ditore për vitaminë D nga një vakt.

Edhe pse dielli është burimi kryesor i vitaminës D, për ata që nuk mund të marrin rrezet e diellit të mjaftueshme gjatë ditës, ekspertët sugjerojnë se burimet dietike të kësaj vitamine janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të mire, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën mënyrë, ekspertët rekomandojnë që të mos e hedhim të verdhën e vezës qoftë edhe rastësisht. Edhe pse mund të duket si një opsion më i shëndetshëm për të ngrënë vetëm të bardhat e vezëve, është e verdha që është e pasur me lëndë ushqyese për të cilat trupi ynë ka nevojë, të tilla si proteina dhe vitamina D

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...