Live

A është pirja e duhanit sexy?

08:15 / 11 Prill 2023

Nga Kosova Live

Një hulumtim i ri zbulon se pirja e duhanit dëmton jetën tuaj të dashurisë.
● Në përgjithësi, duhanpirësit marrin 52.7% më pak përputhje në krahasim me ata që nuk pijnë duhan.
● Hulumtimi ofron njohuri unike mbi ndikimin që ka pirja e duhanit në njohjet online, duke hedhur dritë
kështu se si ky zakon ndikon në jetën e dashurisë së njerëzve.
● Çuditërisht, femrat që nuk pinë duhan marrin gjithsej 63.6% më shumë përputhje sesa femrat
duhanpirëse në njohje online.

Lidhja mes duhanpirjes dhe njohje online
A keni dalë ndonjëherë me një duhanpirës? Apo sa prish punë pirja e duhanit në një lidhje për ju?
Një gjë është e sigurtë; të gjithë duhanpirëseve dhe jo-duhanpirëseve, iu ka shkuar mendja të pasurit një
partner duhanpirës.
Një hulumtim i fundit nga dua.com ka zbuluar lidhje interesante midis pirjes së duhanit dhe njohjeve
online, duke dhëne kështu një perspektivë të thellë mbi mënyrën sesi zakonet tona mund të ndikojnë
edhe në jetën tonë të dashurisë.
Përdoruesit e aplikacionit të njohjes online, dua.com, mund të shtojnë në profilin e tyre nëse janë
duhanpirës, jo-duhanpirës ose duhanpirës i rastit.


Analiza e mbi 460,000 përdoruesve brenda aplikacionit zbuloi të dhëna interesante në lidhje me pirjen e
duhanit. Për shembull, duhanpirësit mund të kenë vështirësi në gjetjen e partnerëve për shkak të faktit
se jo-duhanpirësit duket se janë më të dëshiruar nga partnerët e mundshëm. Më specifikisht, përdoruesit
që nuk pinë duhan morën 111.4% më shumë përputhjes sesa ata që janë duhanpirës.
‘’Pavarësisht që njerëzit në shumë raste nuk janë duhanpirës të rregullt dhe disa njerëz
mund të shohin përtej kësaj – kjo prapë ndikon qartë në vendimin e një personi për të
dalë me ju.” – tha Sarah Benny, autorja e librit “Jeta e thjeshtë”.

Rezultatet e hulumtimit përputhen me këtë deklaratë, duke treguar një ulje të atraktivitetit ndaj
duhanpirësve.
Hulumtimi zbuloi se femrat jo-duhanpirëse (63.6%) preferohen më shumë për dallim nga femrat
duhanpirëse, duke theksuar rëndësinë e shprëhive të shëndetshme gjatë kërkimit të një partneri të
mundshëm.

Në mënyrë të ngjashme, hulumtimi zbuloi se e njejta vlen edhe për meshkujt, por në një masë më të
vogël (48.4%) të përdoruesve që tregojnë një preferencë për jo-duhanpirësit ndaj duhanpirëseve.
Duke komentuar rezultatet,

Eduard Luta – zëdhënës në dua.com – tha:
“Edhe pse rezultatet konfirmojnë atë që shumë njerëz tashmë veçse supozojnë,
statistikat janë prapë befasuese, duke treguar kështu se një jetesë e shëndetshme jo
vetëm që ndikon pozitivisht në mirëqenien tuaj, por gjithashtu ka një ndikim pozitiv dhe
në jetën tuaj të dashurisë.”
Hulumtimi gjithashtu analizoi grupmoshën dhe zbuloi se 18-24 vjeç janë duhanpirësit më aktivë dhe
zakoni i tyre i pirjes së duhanit është shoqëruar me sukses dukshëm më të ulët në njohje online.
Duhanpirësit morën 48% më pak përputhje në krahasim me bashkëmoshatarët që nuk pinë duhan.
Rezultatet e hulumtimit ishin veçanërisht interesante pasi treguan se grupmosha e 25-34 vjeçarëve
kishte një përqindje më të lartë të përdoruesve që nuk pinë duhan. Kjo sugjeron që individët në këtë
grupmoshë kanë më shumë gjasa t’i japin përparësi një stili jetese më të shëndetshëm dhe të jenë më të
mirë në njohje online.
Në një botë ku dashuria është vetëm një swipe larg nga ti, hulumtimi ka zbuluar se zakoni i pirjes së
duhanit mund të ndikojë në shanset për t’u njoftuar me dikë. Prandaj, nëse jeni duke kërkuar të
përmirësoni jetën tuaj të dashurisë, ndoshta është koha ta lini cigaren dhe t’i jepni përparësi shëndeti
tuaj.

Detajet e të dhënave: Metodologjia mbrapa hulumtimit.
Hulumtimi përfshiu gjithsej 466,949 përdorues brenda aplikacionit të dua.com, duke analizuar kështu
informacionin e etiketave #duhanpirës #joduhanpirës #duhanpirëspasiv në profilet e tyre. Nga kjo, janë
identifikuar pëlqimet dhe përputhjet e marra për përdorues.
Për më tepër, hulumtimi analizoi grupmoshat e të gjithë përdoruesve për të eksploruar në këtë mënyrë
çdo lidhje midis zakonit të duhanpirjes së një përdoruesi dhe shkallës së suksesit të tyre brenda
aplikacionit./Dua.com

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...