Live

Haliti: Veseli do t’i thërras partnerët e koalicionit për mandatarin e ri

14:54 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN, pritet të mblidhet së shpejti për t’u konsultuar për emrin e ri të mandatarit për kryeministër të Kosovës, pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi, për një propozim të ri, raportoi të premten gazeta “Blic”.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës,kryetari i koalicionit PAN, Kadri Veseli, do të takohet me krerët e partive në koalicion për t’u marrë vesh lidhur me mandatarin e ri.

“Z. Thaçi ka vepruar në bazë të Kushtetutës me këtë letër drejtuar z. Veseli si kryetar i koalicionit PAN. Tani pritet që koalicioni PAN të mblidhet dhe të dalë me propozim për kandidatin e ri për kryeministër. Pastaj varët nga Kuvendi nëse ia jep besimin apo jo“, ka thënë Haliti.

I pyetur, për mundësitë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, në rast se nuk arrihet marrëveshje për një mandatar të ri, Haliti tha se aktualisht si parti janë duke i bërë përgatitjet për këtë çështje.

“Partitë politike në përgjithësi janë deklaruar se duan zgjedhje, por sa janë të përgatitura secila e di për partinë e vet. Ne si PDK po i bëjmë të gjitha përgatitjet për zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua