Live

Erdogan u thotë ShBA-ve: Duhet ta gjeni shpejt këtë njeri

09:30 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Turqia po kërkon nga autoritetet amerikane që të gjejnë terroristin që sulmoi Konsullatën Turke në Nju Jork, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke vënë në dukje se SHBA-ja është përgjegjëse për sigurinë e Konsullatës së Turqisë, Erdogan tha se autori duhet të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Në Evropë, PKK-ja e pa që gjërat po përkeqësoheshin, filluan të sulmojnë votuesit. Ata ndoshta thonë se këta votues janë të Aleancës Popullore. Prandaj po i sulmojnë,” tha ai.

Ai shtoi se ata sulmuan Konsullatën Turke në Amerikë, përballë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, dhe thyen xhamat.

Konsullata Turke është një rrokaqiell që strehon misionet diplomatike turke në Nju Jork. Një sulmues i panjohur me një shufër hekuri ka thyer dje xhamat e katit përdhes të pallatit.

Disa media njoftuan se ishte një akt terrorist dhe theksuan se ka ndodhur kur filloi votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve turke për mërgimtarët turq.

Shpërndaje në

U Kopjua