Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka thirrur për të hënën një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe në agjendë të diskutimit do të jetë shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarja në zgjedhje.
Ndryshe, të premten u raportua se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare, ka kërkuar nga bartësi i koalicionit fitues (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ), i zgjedhjeve të fundit, Kadri Veseli, që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në letrën e presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si “koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.