Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për fajde, ku ky i fundit ka detyruar të paguajë të hollat me kamatë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti i kishte dhënë viktimës mashkull K-Shqiptar një shumë të hollave me fajde duke i bërë presion se kamata. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative, 20 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.