Ndeshja e javës së 15-të në mes të Prishtinës dhe Dritës, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”.
Kjo për shkak të fushës së rënduar.
Njoftimi u bë nga skuadra nga kryeqytetit.
Siç bëhet e ditur loja do të luhet të dielën, më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.
Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte qendër e kritikave, sidomos në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës luajti me Izraelin.
Në këtë ndeshje “Dardanët” triumfuan me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës./kosovalive.net