Live

Mijëra njerëz në marshin për Skocinë e pavarur

21:10 / 05 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Skocezët, kanë marshuar të shtunën duke kërkuar pavarësi nga Britania e Madhe.

Në Edinburg, mijëra njerëz morën pjesë në marshin e pavarësisë.

Kryeministrja e Skocisë dhe drejtuesja e SNP, Nicola Sturgon, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur marshin duke thënë se po afrohet pavarësia.

“Nuk mund të isha fizikisht me ju, por do të jem shpirt. Ne nuk kemi dyshim se po i afrohemi pavarësisë, “u përgjigj në një ‘cicërimë’ kryeministrja Sturgon, e cila kundërshtoi Brexit.

Sipas mediave, Sturgeon planifikon të mbajë një referendum për pavarësinë e Skocisë brenda dy vjetësh pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Kryeministrja e Skocisë ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson për përpjekje për të tërhequr vendin nga BE pa një marrëveshje.

“Pozicioni themelor skocez është i qartë. Propozimet e Johnson do të na nxjerrin pa vullnetin tonë nga BE, tregu i vetëm dhe bashkimi doganor,” tha ajo.

Ndërkaq, në referendumin e parë për pavarësinë e Skocisë më 2014, pothuajse 55 për qind e votuesve ishin kundër shkëputjes nga Britania e Madhe, transmeton Telegrafi.

Sturgeon e kishte shtruar për herë të parë kërkesën për legjislacion të ri për referendumin e dytë në qershor të vitit 2016, menjëherë pasi shumica e britanikëve votuan për largimin e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian.

Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e anketave, shumica e popullsisë skoceze janë kundër pavarësisë. Pavarësisht kësaj statistike, besohet që shumica do ta mbështesnin mbajtjen e një referendumi për këtë çështje në dekadën e ardhshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...