Live

Nënën e saj e mbyti një vrasës serik – ndërsa ia dha vëllait te tij foshnjen e viktimes

21:57 / 05 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Në vitin 1985, një vrasës serial në Kansas vrau 10 gra në dy shtete.

Mes tyre ishte Lisa Stasi, një nënë 19-vjeçare të cilës nuk iu gjet trupi kurrë. Ajo kishte dalë me vajzën e saj 4-muajsh dhe më pas u zhduk, bashkë me foshnjën.

Në vitin 2000, hetuesit arritën në një përfundim tronditës për atë që kishte ndodhur me vajzën 4-muajsh të 19-vjeçares së vrarë, të quajtur Tifani.

Pasi kishte vrarë Lisa Stasin, vrasësi, Xhon Robinson, ishte larguar nga skena e krimit me foshnjen e saj në krahë. Më pas falsifikoi letrat e birësimit dhe ia dha fëmijën të vëllait, i cili nuk mund të lindte fëmijë me gruan e tij. Ata e quajtën Heather.

Hetuesit besojnë se prindërit birësues nuk e dinin që Xhoni, i cili ishte baba dhe gjysh,  ishte në fakt një vrasës gjakftohtë.

Xhoni u arrestua në vitin 2000, por hetimet e mëtejshme çuan drejt zbulimit të dy trupave të tjerë të fshehur nëpër fuçi, në një magazinë që Xhon Robinsoni e kishte marrë me qira.

Xhoni e pranoi fajin në gjyq dhe u dënua me vdekje.


Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...