Një djalë në Shtime ka sulmuar fizikisht babain e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00.
Raporti i plotë:
“DHUNË NË FAMILJE- Shtime / 06.01.2024 – 23:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”